Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar në parim mes tensionesh projekt-buxhetin për vitit 2024. Ajo që ishte parashikuar të zgjaste si seancë maratonë, u mbyll për 5 minuta me 83 vota pro të mazhorancës.
Seanca nisi në kaos, teksa deputetët e opozitës bllokuan sërish foltoren me karrige, ndërsa ndezën edhe tymuese.
@ballkani.info Tym e flakë në Kuvend| Pushteti miraton në parim projekt buxhetin për vitin 2024 #edirama #shqiperia #flak #kuvend #buxhet #shqip #saliberisha #🇦🇱 #🇦🇱❤️ ♬ original sound Ballkani.info
Kësaj radhe kishin zgjedhur ngjyra të ndryshme, ndërsa nuk munguan as flakadanët që krijuan zjarr në një moment të caktuar, por çdo gjë u shua nga Garda.
Në momentin e votimit i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.







