Turqia nuk gjen qetësi| Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti regjistrohet në kufi me Sirinë

Një tjetër tërmet ka goditur në orët e pasdites në kufirin turko-sirian.

Sipas emsc.csem, tërmeti që ka lëkundur rajonin, ka qenë në magnitudë prej 6.4 shkallëve të Rihterit dhe me thellësi 10km.

Tërmeti ka goditur në ora 17:04.

Ndërsa, lokacioni i saktë është 10 km në veri të Latakias së Sirisë dhe 14 km në juglindje të Antakias së Turqisë.

Tërmetet e fundit që kanë goditur Turqinë, kanë krijuar një prej fatkeqësive më të mëdha natyrore në histori, duke lënë rajone të tëra të shkatërruara dhe me dhjetëra mijëra të vdekur, të konfirmuar deri tani.