Turqia nga e enjtja në izolim të plotë, shkaku i gjendjes së rëndë me COVID-19

Që nga e enjtja turqit do të detyrohen që të rrinë kryesisht brenda shtëpive të tyre, si rrjedhojë e vendimit për izolim të tërësishëm, masë kjo që do të zgjasë deri më 17 maj.

Ky vendim është marrë si përpjekje për ta ulur numrin e infeksioneve me koronavirus, ka njoftuar presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan.

Brenda 24-orëve të fundit Turqia ka evidentuar 37 mijë e 312 raste të reja të infektimit dhe 353 të vdekur.

Shifrat e fundit janë dukshëm më e ulëta sesa në muajin prill, por megjithëkëtë është vendi i katërt me bilancin më të lartë në glob.

Erdogan ka paraqitur masat e reja para kabinetit, ku është miratuar zbatimi i masës së ndalimit të udhëtimeve, kalimi i nxënësve në mësim online dhe aplikimi i rregullave të reja për transportin publik.

Po ashtu qytetarët mund të dalin nga shtëpitë vetëm për raste emergjente dhe për blerje të gjërave themelore. Masat e fundit janë ndërmarrë, pasi që ato të mëparshmet janë cilësuar si të pamjaftueshme për ta mbajtur pandeminë nën kontroll. \ Ap