Turqia i ofron ndihmë Greqisë pas tërmetit të fuqishëm

Duke shprehur solidaritet me Greqinë, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, i ofroi ndihmë vendit fqinj pas tërmetit të fuqishëm, bënë të ditur burimet diplomatike.

Gjatë një bisede telefonike me homologun turk, Nikos Dendias, kryediplomati turk tha se Turqia është e gatshme ta ndihmojë Greqinë në rast nevoje, shtuan këto burime, që kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimeve rreth kontaktit me medie.

Cavusoglu e zhvilloi telefonatën gjatë takimit me homologun nga Gjeorgjia, David Zalkaliani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Ankara, shkruan Anadolu.

Tërmeti u regjistrua afër qytetit Larissa në mesditën e së mërkurës. Autoritetet deri më tani nuk kanë raportuar për persona të lënduar apo dëme materiale.