Turqia ka reaguar për sulmet e sotshme në Izrael.

Në reagimin e shtetit turk thuhet se janë të brengosur për dhunën dhe tensionet në Izrael  dhe Palestinë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për dhunën dhe tensionin e ndodhur në Izrael dhe Palestinë sot (7 tetor). Ne i kushtojmë rëndësi të madhe rivendosjes së qetësisë në rajon sa më shpejt të jetë e mundur dhe dënojmë fuqishëm humbjen e jetëve të civilëve. Nënvizojmë se aktet e dhunës dhe përshkallëzimit shoqërues nuk do të përfitojnë askënd dhe u bëjmë thirrje palëve të veprojnë me përmbajtje dhe të shmangin hapat impulsiv”, thuhet në reagim.

Tutje, Turqia ka thënë se janë të gatshëm të kontribuojnë që të sigurojnë që këto zhvillime të merren në kontroll para se të përshkallëzohen.

“Si Türkiye, ne jemi gjithmonë të gatshëm të kontribuojmë me të mirën e aftësisë sonë për të siguruar që këto zhvillime të mund të merren nën kontroll përpara se ato të përshkallëzohen më tej dhe të përhapen në një zonë më të gjerë. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë kontaktet tona intensive me palët përkatëse. Këto zhvillime trishtuese tregojnë edhe një herë rëndësinë e vizionit të zgjidhjes me dy shtete. Ne u bëjmë thirrje palëve të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe të punojnë për një zgjidhje të qëndrueshme në përputhje me këtë vizion pa vonesa të mëtejshme”, thuhet tutje në reagim.