Turqia barazon shifrat ndaj Kosovës

Turqia U21 e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë ndaj Kosovës U21.

Me të nisur pjesa e dytë shifrat i barazoi Halil Dervisoglu.

Super KOSOVA U21 në epërsi ndaj Turqisë!

Janë mbyllur 45 minutat e pjesës së parë të duelit Kosovë – Turqi për grumoshën e 21 vjeçarëve në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Djelmoshat e Rafet Prekazit kanë mbyllur në epërsi fraksionin e parë të lojës, teksa ishin shumë më kërkues në këtë pjesë loje, pasi që patën dy raste shumë të mira për shënim përmes sulmuesit Lirim Kastrati, ndërkohë që turqit patën një rast të mirë në fillimin e ndeshjes përmes Ilker Yuksel, por ‘gardiani’ Florian Smakiqi tregoi vlerat e tij.

Në pjesën e dytë të lojës Prekazi pritet që ti bëjë disa ndryshime në përbërje, pasi që ka hedhur në ngrohje disa futbollistë.