Turpi i madh i Kuvendit që u shpërnda: Sulmi i Xhavit Halitit ndaj Arben Gashit (VIDEO)

89 deputetë votuan sot që vetën ta dërgojnë në shtëpi duke e shpërbërë kështu Kuvendin e Kosovës për herë të parë në këtë mënyrë që nga shpallja e pavarësisë.

Për këtë legjislaturë ka pasur shumë vërejtje, si për sjelljë ashtu edhe për mospunë.

E njëra nga njollat e zeza që kjo legjislaturë la pas vetës është edhe sulmi që nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ia bëri deputetit të LDK-së, Arben Gashi, shkruan Ballkani.info.

Më 18 maj të vitit të kaluar ndodhi ajo që pak kush e ka pritur. Një ditë pasi që ishin sharë mes vetes edhe me fjalë banale, të nesërmën Haliti dhe Gashi u përleshën fizikisht.

Ishte nënkryetari Xhavit Haliti ai i cili pasi që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmoi fizikisht deputetin Gashi.

Veprimi i Halitit ishte i qëllimshëm, ndërsa ishin deputetët ata që nuk lejuan që situata të eskalojë edhe më tej.

Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, por është ndaluar nga deputetët e tjerë.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka lutur të gjithë deputetët që të përqendrohen te procesi i votimit.

“Iu respektoj shumë të gjithë por iu kisha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend”, ka thënë Veseli.

Gjithashtu, duhet kujtuar se përplasje verbale mes Halitit e Gashit kishte nisur një ditë më herët.

Derisa Gashi kërkonte fjalën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Milaim Zeka për LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, kryesuesi Xhavit Haliti, nuk ia ka dhënë fjalën duke i thënë se askush nuk ia ka përmendur emirin.

Deputeti Gashi reagoi duke i thënë Halitit “Balosh ama fjalën”, ”mashtrues”, por dëgjohet edhe teksa i thotë “le të shkon në rrotë të samës”.

Atij iu ka kundërpërgjigjur kryesuesi Haliti, duke i thënë “qen bir qeni” dhe fjalë të tjera. /Ballkani.info/

loading…