Turpërohet Barcelona, Bayern Munich e shkatërron Dinamon

Barcelona është turpëruar nga Benfica, duke u mposhtur 3-0. Në ndeshjen tjetër të grupit, Bayern Munich e ka mundur 5-0 Dinamo Kievën në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Nuk është diçka e re, tashmë dihet – Barcelona është në krizë.

Kthimi te fitorja në La Liga nuk e ka ndryshuar fytyrën e Barcelonës, që është rikthyer të gabojë në Ligën e Kampionëve.

Barça, ashtu si në ndeshjen e parë 3-0 ndaj Bayernit, është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë në Champions, kësaj radhe tre gola ua ka shënuar Benfica, një skuadër jo e nivelit të Bayernit, që tregon më së miri krizën që po kalon klubi në përgjithësi.

Silva dhe dy gola Nunez shënuan për fitoren e pastër të vendasve, që kanë shkuar në kuotën e 4 pikëve, Bayerni i pari me gjashtë pikë – derisa Barcelona e fundit me zero pikë, raporton Gazeta Express.

Bayern Munich 5-0 Dinamo Kiev