TURP! Bodigardi i Arta Markut përplas për muri gazetarin (VIDEO)

Të jesh gazetar në Shqipëri nuk është aspak e lehtë. Jo vetëm për faktin që të duhet të përballesh me presione nga më të ndryshmet, por shpeshherë duhet të përballesh edhe me forcën e njerëzve me pushtet dhe të atyre që i ruajnë ata.

Kështu ka ndodhur edhe sot me një gazetar, i cili si kolegët e tij, po priste në korridoret e Kuvendit daljen e kryeprokurores Arta Marku, por reagimi i truprojës së saj ka qenë i menjëhershëm.

Ai jo vetëm nuk e lejoi gazetarin të kryejë detyrën e tij, por e përplas edhe pas murit.

Një akt i dënueshëm por që Prokurores së Përgjithshme duket se nuk i ka bërë aspak përshtypje.

Pamjet e mëposhtme flasin vetë…

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/4y34Rjrh3y6BylSZcmbJ_12_50df9bba8cab168c2ab1fa846a7893b2_video_720p_converted.mp4