Turistët ia mësyjnë Brezovicës, ushtarët e Kosovës përkujdesen për sigurinë e tyre (Foto)

Ushtarët e Kosovës, këtë vikend kur edhe rritet fluksi i turistëve që pushojnë në Brezovicë, ia kanë mësyrë më mëngjes kësaj zone për t’u përkujdesur për sigurinë e tyre.

Ballkani.info sot ka siguruar një fotografi nga Brezovica, ku shihen ushtarët e Kosovës duke u organizuar.

Ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë me mbushje eksplozivi kishin goditur dy caqe të identifikuara me rrezik potencial për krijimin e ortekëve të borës, duke bërë të mundur kështu rihapjen e këtij kompleksi turistik.

Më 5 shkurt, pas vlerësimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës s’e nuk ka më rrezik nga ndonjë ortek, Brezovica ishte rihapur për turistët. /Ballkani.info/