“Tungjatjeta dajë, të uroj gëzuar Vitin e Ri 1997”, kartolina e Luan Haradinajt për dajën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosvës nga radhët AAK, Gazmend Syla, ka shpërndarë një kartolinë të dërguar nga heroi i Kosovës, Luan Haradinaj, për babain e tij, Gani Syla. E shkruar si urim për vitin 1997, aty shihet dorëshkrimi i dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj.

Kartolinën Luani ia kishte dërguar Sylës nëpërmjet të vëllait, Ramush Haradinaj, që atëbotë gjindeshin në Zvicër.

“Kjo kartolinë mban shkrimin e Luan Haradinajt, i cili përmes Ramushit, ia uronte vitin e ri, Gani Syles, babait tim që atëkohë ishte në Zvicër me Ramushin”, ka shkruar Gazmend Syla në Facebook

“Për Gani Bogdanin- Tungjatjeta dajë,

Ja unë Luani me anë të kësaj pamje nga Kruja të uroj gëzuar vitin e ri 1997.

Të fala shumë nga Luan Haradinaj”, shkruan në kartolinën e Luan Haradinajt.