Tuna publikon fotografi të reja gjatë kohës kur ishte shtatzënë

Këngëtarja, Altuna Sejdi e njohur me emrin artistik “Tuna”, nuk ka shumë kohë që është bërë nënë për herë të dytë.

Tuna tani është nënë e dy fëmijëve, para 4 vitësh ajo u bë nënë për herë të parë, e që djalin e pagëzoi me emrin Tian.

Këngëtarja pasi ka lindur, ka postuar vazhdimisht fotografi nga fotosesionet të cilat i ka realizuar kur ka qenë shtatzënë.

Ajo sapo ka postuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram” një fotografi, teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.

Në mbishkrimin e postimit, këngëtarja shkroi se kur e ka realizuar fotografinë ka qenë në javën e 35-të, të shtatzënisë.

Tuna, djalin e dytë e pagëzoi me emrin Zen.