Tuna preket pas vdekjes së Albert Krasniqit, publikon një foto me të dhe Besa Gashin kur ishte shtatzënë

Tuna ka reaguar pas vdekjes së Albert Krasniqit.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi me të ndjerin dhe ish-gruan e tij.

Në këtë foto shihet se Besa Gashi në momentin kur është shkrepur fotoja ishte shtatzënë.

Albert Krasniqi humbi jetën si pasojë e të shtënës me armë që mori nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Një plumb i hedhur mbi trupin e tij bëri që i njëjti të mos arrij t’i bëjë ballë lëndimit trupor.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha ekipet mjekësore, teksa disa orë më vonë trupi i tij u dërgua në Institutit e Mjekësisë Ligjore për obduksion.