Le Classique

Tuchel mbështet Mbappen para derbit me Marseillen

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe pati një paraqitje të dobët në mesjavë përballë Napolit në Champions League, por futbollisti francez e ka mbështetjen e trajnerit Thomas Tuchel në ballfaqimin kundër Marseilles në Ligue 1.

Mbappe ka shënuar 13 gola në 12 paraqitje këtë sezon mes klubit dhe kombëtares dhe Tuchel pret që 19 vjeçari të shkëlqejë edhe ndaj rivalëve, Marseilles.

“Lojtarët me kualitete të tilla dëshirojnë të luajnë dhe kanë nevojë të dëshmojnë veten. Futbollistët si Mbappe nuk janë të tillë që mund të stërviten gjatë. Sjell më të mirën nga ta kur luajnë ndeshje të niveleve të larta. Mbappe mund të adaptohet në shumë gjëra. Ai ka kualitete të jashtëzakonshme por me hapësira për t’u përmirësuar në finalizim, në kohë, në mbrojtje dhe në gjetjen e hapësirave”, tha Tuchel.

Ish trajneri i Dortmundit nuk është ndikuar nga forma e dobët e Marseilles dhe humbjes së fundit 1-3 në Europa League ndaj Lazios, duke thënë se ndeshje si kjo përjetohen ndryshe duke bërë të harrohet forma momentale.