Nuk shqetësohet për "Topin e Artë"

Tuchel konfirmon mungesën e Neymarit ndaj Amiens

Futbollisti brazilian Neymar nuk do të luajë në ndeshjen e sotme që Paris Saint Germain e zhvillon kundër Amiens në “Parc des Princes”, ka treguar trajneri gjerman Thomas Tuchel.

Ky pushim bëhet për shkak të lodhjes që Neymar e ka akumuluar gjatë pauzës së kombëtareve me udhëtime të gjata.

Trajneri i PSG-së, Tuchel gjithashtu hedhi poshtë pretendimet se gara për “Topin e Artë” e shqetëson sulmuesin e parisienëve, i cili e la Barcelonën në verën e vitit 2017 me idenë që të largohej nga hija e Lionel Messit.

“Për mua nuk asnjë problem pasi që ky është një çmim individual dhe unë jam trajner. Kur Mbappe dhe Neymar luajnë për mrekulli themi se është problem për Cavanin, kur ky luan mirë themi se është problem për Mbappen dhe Neymarin. Të gjithë futbollistët duan të fitojnë “Topin e Artë”, dhe kjo do të thotë të luash mirë të gjithë vitin për skuadrën”, u shpreh Tuchel.

Ish trajneri i Borussia Dortmundit potencoi se edhe Marquinhos e Meunier nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen përballë Amiensit, teksa Areola do të preferohet para Buffonit.