Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj (numri 90), ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë ndër vite.
Përmes një postimi, Brahimaj ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për besimin e qytetarëve, duke theksuar se kjo mbështetje është shtysë e fortë për angazhimin e tij të mëtutjeshëm politik dhe qytetar.
“Gjakovë, faleminderit për përkrahjen dhe mbështetjen që na keni dhuruar ndër vite! Krah, si gjithmonë!”, ka shkruar Brahimaj, duke e shoqëruar mesazhin me simbolikën e numrit të tij zgjedhor 90.
Mesazhi i Brahimajt po vlerësohet si një thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjes së tij me qytetarët e Gjakovës, në prag të zgjedhjeve të ardhshme.







