Tubimi i opozitës, Berisha mbërrin në seli, nisen drejt Tiranës protestues nga rrethet

Protestës së opozitës që zhvillohet sot para kreministrisë në Tiranë në orën 16:00 i janë bashkuar qytetarë edhe nga rrethet. Mësohet se janë nisur protestues nga Gjirokastra, Tepelena, Memaliaj, Përmeti, e Këlcyra etj. Nga Lezha janë nisur rreth 2 mijë protestues, me automjete private, po ashtu edhe banorë  të Mirditës dhe Kurbinit.

LEXO TË GJITHA ZHVILLIMET PËR PROTESTËN

14:51-Ora e protestës po afron, Berisha mbërrin në selinë blu

Ndërsa na ndajnë më pak se dy orë nga fillimi i protestës së opozitës përpara kryeministrisë në Tiranë, kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu.

12:51- https://ballkani.info/foto-afron-ora-e-protestes-policia-me-maska-kundergaz-ne-tirane/

Ndërsa na ndajnë pak orë nga protesta e opozitës që pritet të fillojë në orën 16:00 përpara kryeministrisë, protestuesit kanë gjetur një mënyrë kreative për të përcjellë mesazhe. Siç shihet nëpër foto tabelat e sinjalistikës rrugore në rrugët e kryeqytetit janë mbushur me fytyrat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. 

12:20- Pak orë para protestës së opozitës, Berisha dhe Meta mesazhe qytetarëve

Pak orë para protestës kreu i PD, Sali Berisha, teksa ka shpërndarë një video nga protesta e 7 korrikut, iu bën thirrje qytetarëve për bashkim në tubimin e sotëm. Edhe kreu i PL Ilir Meta ka shpërndarë një video të vitit 2017 në të cilën shprehet se ‘Ebola e Shqipërisë është Rilindja’, të cilën e konsideronte si një sëmundje të tmerrshme.

11:16– https://ballkani.info/blindohen-dyert-e-kryeministrise-se-shqiperise-pak-ore-para-protestes-se-pd-se/

Dyert kryesore të kryeministrisë janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar si masë para protestës së opozitës. Po ashtu, një ndër masat e marra është lyerja e shtyllave të ndriçimit me material graso.

/Gazeta Express