LAJMI I FUNDIT

Truproja i kryeministrit që dje shtyu gazetaren edhe më herët kishte penguar gazetarët (Video)

Gazetarja Blerta Dalloshi, e cila dje u pengua në punë nga një truproje e afërt e kryeministrit, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Ajo ka treguar se i njëjti truproje edhe më herët kishte treguar sjellje arrogante ndaj gazetarëve, duke i penguar ata në procesin e punës.

Në videon që ka postuar ajo në profilin e saj në “Facebook”, truproja në fjalë shihet duke ua shtyrë duart dy gazetarëve gjatë një ngjarje që kishte ndodhur më 2 nëntor.

“Duke ju falënderuar të gjithëve për interesimin dhe përkrahjen ju njoftoj se sjellja e mbrojtjes së afërt të kryeministrit nuk është e para që ka ndodh dje. Ngjashëm ai kishte vepruar edhe më datë 2 nëntor por që nuk e kemi publikuar as unë e as kolegët. E tash ka ardhë koha me publiku edhe këtë video të cilës ja kam bashkangjitë edhe raportit të cilin e kam dorëzuar në Inspektoratin Policor të Kosovës. Shpresoj që i njëjti të hetojë rastin në detaje dhe të marrë vendimin e duhur”, ka shkruar Dalloshi.