Aktori i Portokalli, Rezart Veleshnja ka treguar një episod mjaft të çuditshëm që i ka ndodhur në lidhje me imitimin që ai i bënte ish-kryeministrit Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, aktori ka pohuar se Berisha dërgonte njerëz për të rrahur aktorët që e imitonin atë.
Ai gjithashtu ka treguar rastin personal kur një turpërojë e Berishës e ka kërcënuar me vdekje atë.
Veleshnja u shpreh:
“Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se dikur Sali Berisha i rrihte ata që i imitonin. Po kur e imitonin, Saliu dërgonte njerëz që t’i rrihnin, bodigardët e vet. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodigardi më ka thënë, po e imitove edhe një herë do të fus plumbin kokës. Ka qenë bodigardi i Berishës, një bjond i gjatë, i shëndoshë. Cfarë bëra? I thashë hajde më gjuaj. Po këtu në Shqipëri nuk të vret njeri për llafe apo për imitime, janë kot. Në Shqipëri shaj sa të duash, shpif sa të duash, bëj çfarë të të dojë e bardha zemër, nuk të vret njeri. Po ndërhyre tek lekët aty të vrasin. Këtë e kam nga Bledi Mane.”







