Trupi i të vrarit në Novi Pazar sillet në Kosovë, varroset sot në Prishtinë

Trupi i Selatin Janjevës, i cili u vra mbrëmë në Novi Pazar të Serbisë, është sjellë në Kosovë. Pronari i kompanisë turistike “Selo Tours” do të varroset sot në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga familjarit, bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet në orën 17:00

52-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve në natën e mbrëmshme tragjike, ku i plagosur mbeti baxhanaku i tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se dikush gjuajti me armë duke e plagosur njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar e vrau Selatin Janjevën.