Trupi i pajetë i të vrarit në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë pas hetimeve të kryera është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar për obduksion.

Lagja “Kodra e Trimave” në Prishtinë, u trondit sonte nga vrasja e Xhevdet Millakut, rreth 60-vjeç. Dyshohet se vrasja u krye nga kunata e tij, Nazmije Millaku, e cila më pas u dorëzua në polici.

Vendi i krimit u rrethua me shirita të policisë dhe u bllokua për qarkullim. Forca të shumta policore ndodheshin aty, më pas trupi i pajetë i viktimës u largua.