Sot rreth orës 15:00 një ngjarje tragjike ndodhi në rrugën “B” në Prishtinë.
Një burrë 34-vjeçar humbi jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare u plagos.
Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për Festim Isufin, i cili dyshohet se fillimisht ka therur me thikë gruan e tij, Rina Maloku Isufi, dhe më pas ka therur veten.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B”.
“Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e mashkullit 34-vjeçar, ndërsa femra 30-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, konkretisht thikë. Pas përfundimit të ekzaminimeve nga ekipi i forenzikës, trupi i pajetë i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar”, ka thënë ajo.
Më poshtë mund të shihni pamjet e largimit të trupit të pajetë të viktimës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. /Ballkani.info/






