“Trumpi ma kujtoi Millosheviqin, ishte një nga ditët më të errëta në historinë tonë”

Tanya Domi, profesoreshë e shquar në Universitetin Columbia dhe ish-zëdhënëse e Misionit të OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, tha se ngajrjet që ndodhën së fundmi në SHBA janë të paimagjinueshme.

Ajo tha se veprimet e Donald Trump ia kujtuan asaj kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Unë e dija shkallën në të cilën një udhëheqës nacionalist dhe populist mund të gërryente dhe shkatërronte institucionet demokratike, dhe madje edhe ta shkatërronte vendin. Këto mësime i kam mësuar ndërsa kam punuar me kongresmenin e ndjerë Frank McCloskey dhe më vonë kur kam jetuar dhe punuar me popullin boshnjak pas luftës 1992-95. Unë isha dëshmitare e veprimeve frikacake të Sllobodan Millosheviqit ndërsa ai ndezi zjarret e urrejtjes etnike që çuan në vrasjen e mbi 110,000 njerëzve në BeH, kryesisht myslimanë, duke përfshirë disa gjenocide dhe përdhunime masive të grave vetëm sepse ato ishin myslimane”, tha Domi.