Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për më shumë se 20 vjet, ka raportuar BBC.

“Duket shumë mirë që do të bëjmë një marrëveshje me Iranin dhe do të jetë një marrëveshje e mirë, do të jetë një marrëveshje pa armë bërthamore…

“Kemi një deklaratë shumë të fuqishme, përtej 20 viteve, se ata nuk do të kenë armë bërthamore,” thotë ai. “Le të jemi të sinqertë, nuk ka një kufi 20-vjeçar.”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se mund të udhëtojë për në Islamabad nëse atje nënshkruhet një marrëveshje me Iranin. Duke folur me gazetarët ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Irani kishte rënë dakord për “pothuajse gjithçka”, raporton Reuters.

Nuk kemi dëgjuar një përgjigje të menjëhershme zyrtare nga Irani.