Trump pjesë e takimit Hoti-Vuçiq, Hoxhaj: Po shkohet për marrëveshje finale, është e kryer

Pas lajmit se presidenti Trump mund të jetë pjesë e takimit të Washingtonit, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se gjithçka është e kryer.

Sipas tij në Washngton po shkohet vetëm për nënshkrim të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkojnë për me e nënshkru marrëveshjen, është e kryer”, tha ai për Blic.

Gjatë ditës së djeshme u tha se takimi i 2 shtatorit mund të shtyhet dhe se pjesë e tij mund të jetë edhe Presidenti Trump.

Besohet se takimi do të mbahet me 4 shtator.