Në fjalimin e tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri një referencë të shkurtër për luftën në Ukrainë, duke thënë: “Shpresoj ta zgjidhim së shpejti.”
Ai përsëriti deklaratat që kishte bërë disa herë: “Nuk duhej të kishte ndodhur kurrë, nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president. E kam thënë këtë një mijë herë.”, transmeton Ballkani.info.
Presidenti amerikan theksoi se është thelbësore që rritja e alokimeve të NATO-s të synojë “pajisje ushtarake shumë serioze, jo burokraci” dhe shtoi se shpreson që këto pajisje “do të prodhohen në Amerikë, sepse ne kemi pajisjet më të mira ushtarake në botë”. /Ballkani.info/







