Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi nëpërmjet rrjetit social Truth Social se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë mbrojtje ushtarake për cisternat e naftës dhe gazit që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, transmeton Ballkani.info.

“Me efekt të menjëhershëm, kam urdhëruar Korporatën Amerikane të Financave për Zhvillim (DFC) të ofrojë, me kushte shumë të arsyeshme, sigurim nga rreziku politik dhe garanci për sigurinë financiare të TË GJITHË tregtisë detare, veçanërisht energjisë, që kalon nëpër Gjirin Persik. Kjo do të jetë në dispozicion të të gjitha kompanive të transportit detar.

Nëse është e nevojshme, Marina Amerikane do të fillojë të ndjekë cisternat nëpër Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur. Pavarësisht rrethanave, Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë RRJEDHJEN E LIRË TË ENERGJISË në BOTË.

FUQIA EKONOMIKE DHE USHTARAKE e Shteteve të Bashkuara është MË E MADHJA në botë – masa të tjera vijojnë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkroi Trump.