Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Shtetet e Bashkuara mund të “marrin përsipër” Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrijnë një marrëveshje me Iranin dhe kërcënoi delegacionin iranian që negocion në Zvicër.
“Ne mund ta marrim përsipër ngushticën nëse na duhet. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, ne do të kërkojmë pagesë për kalimin”, tha Trump gjatë një telefonate 20-minutëshe me Fox News, transmeton Ballkani.info.
Media shtetërore iraniane raportoi dje se komanda ushtarake e Iranit vendosi të mbyllë Ngushticën e Hormuzit për shkak të shkeljeve të dyshuara të armëpushimit nga Izraeli në Liban dhe për shkak se SHBA-të “dështuan të zbatojnë” pikën e parë të marrëveshjes së përkohshme për t’i dhënë fund luftës.
“Ndoshta do ta marrim përsipër ngushticën”
Gjatë bisedës me Fox News, Trump la të kuptohej mundësia e vazhdimit të bombardimeve amerikane ndaj Iranit dhe kërcënoi negociatorët iranianë që po takohen me Zëvendëspresidentin JD Vance në Zvicër.
“Mbylleni atë dhe nuk do të keni më një vend”, u tha Trump zyrtarëve iranianë, duke iu referuar kalimit kyç detar.
“Nuk do të ktheheni as në vendin tuaj”, shtoi ai. Ai përsëriti besimin e tij se SHBA-të mund të bëhen “engjëlli mbrojtës” i Ngushticës së Hormuzit dhe të marrin 20 përqind të naftës që kalon nëpër të. Ai vuri në dukje se 19 milionë fuçi naftë kaluan dje nëpër Ngushticën e Hormuzit.
“Ndoshta do ta marrim ngushticën nëse është e nevojshme. Do t’i hedhim në erë”, paralajmëroi ai. /Ballkani.info/







