Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump tha se negociatorët iranianë propozuan “të vijnë në Shtëpinë e Bardhë”.

Ai gjithashtu deklaroi se Irani ka “zgjatur dorën” dhe dëshiron të negociojë, por shtoi se “është e vështirë” sepse nuk e di se sa do të zgjasë konflikti, transmeton Ballkani.info.

“Dy fjalë shumë të thjeshta – dorëzim pa kushte”, tha Trump, duke shtuar se ai besonte se iranianët kishin “qëllime të këqija” me programin bërthamor të vendit.

Në një fjalim të shkurtër, Trump vuri në dukje se Irani ka “shumë probleme” dhe se ende nuk është marrë një vendim nëse SHBA do t’i bashkohet Izraelit në nisjen e sulmeve ajrore kundër Iranit.

Ai gjithashtu kishte një mesazh për liderin suprem të Iranit kur gazetarët e pyetën për komentet e fundit të Ayatollah Ali Khameneit se vendi i tij “nuk do të dorëzohej kurrë” në një konflikt me Izraelin.

“Unë them, fat të mirë”, tha Trump për CNN. /Ballkani.info/