Trump me urdhër të prerë: Bëni sa më shumë testime, nuk dua justifikime
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë epiqendra e re e koronavirusit me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave. Presidenti Donald Trump ka marrë masat dhe i ka thënë kryetarëve të shteteve të Amerikës që është përgjegjësia e tyre për të bërë sa më shumë testime.
Ky urdhër vjen pasi disa shtete u ankuan se testet e dhëna nga Shtëpia e Bardhë nuk përdoreshin.
Komentet e fundit të Trump vijnë disa ditë pasi qeveria federale bleu makineri për testimin e shpejtë të koronavirusit, të cilat japin rezultate brenda 15 minutash. Shpërndarja e tyre në shtetet e Amerikës filloi javën e kaluar.