Vrasja e gazetarit
Trump kritikon Erdoganin, por vetë thotë se Arabia bëri mashtrimin më të keq ndonjëherë
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se lideri turk, Rexhep Tajip Erdogan ka qenë “shumë i ashpër” ndaj Arabisë Saudite në deklaratat për vrasjen e gazetarit saudit, Xhamal Kashogi.
Presidenti amerikan ka shtuar se mënyra se si Riadi po i drejton gjërat është “mashtrimi më i keq ndonjëherë”.
Trump gazetarëve gjithashtu u ka thënë se dëshiron që të gjitha faktet për vrasjen e Kashogit në konsullatën saudite në Stamboll ti ketë para se të pajtohet me vlerësimet e Erdoganit, transmeton Ballkani.info.
Trump ka thënë se do ta rezervojë vlerësimin e tij përfundimtar rreth asaj se kush është përgjegjës për vrasjen e Khashoggit, derisa zyrtarët amerikanë, përfshirë drejtoreshën e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Gina Haspel, të kthehen nga Turqia në ditët e ardhshme.
Khashoggi, kritik i regjimit saudit, ka vdekur më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Arabia Saudite ka thënë se ai u vra gjatë një grindjeje në konsullatë
Më herët, Erdogan tha se vrasja e gazetarit është lëndim për tërë njerëzimin. /Ballkani.info/