Presidenti aktual i SHBA Donald Trump tha në një konferencë shtypi gjatë samitit të G7 në Kanada se Irani dëshiron të ulë tensionet në konfliktin me Izraelin, por se mund të jetë tepër vonë për negociata.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte parë apo kishte marrë ndonjë mesazh nëpërmjet ndërmjetësve që Irani dëshironte të de-përshkallëzonte, Trump u përgjigj: “Po, ata duan të bisedojnë, por duhet ta kishin bërë më herët. Irani nuk po e fiton këtë luftë”, transmeton Ballkani.info.

Trump doli para shtypit së bashku me kryeministrin kanadez Mark Carney. Në fjalimin e tij, ai tha se Irani tregon interes për negociatat dhe qetësimin e konfliktit me Izraelin, të cilin ai e cilësoi si “të dhimbshëm për të dyja palët”.

“Ata duhet të fillojnë të flasin tani, para se të jetë tepër vonë”, tha Trump.

I pyetur se cili do të ishte shkaktari për përfshirjen ushtarake të SHBA-së, Trump u përgjigj shkurt: “Nuk dua të flas për këtë”. /Ballkani.info/