Ish-presidenti
Trump: Jam baba i vaksinës
Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur veten “baba i vaksinës” dhe ka thënë se pasardhësi i tij Joe Biden “po e shkatërron vendin tonë”.
Trump nisi sulmin pas fjalimit të Biden i cili në Kongres ka thënë se pa të “nuk do të kishte vaksinë”.
Duke folur për Fox Business të enjten, Trump tha se i ka meritat e plota për shpërndarjen e suksesshme të vaksinave në SHBA.
Këto deklarata të Trump erdhën në ditën e 100-të të Joe Biden si president.
Biden ka thënë sot se “Amerika po rritet përsëri”.