Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për një mandat të ri në krye të shtetit, Donald Trump, ka folur pas atentatit dhe ka dërguar një mesazh për të gjithë mbështetësit e tij.

Trump iu drejtua kombit përmes rrjetit social Truth Social dhe falënderoi të gjithë ata që janë të shqetësuar për gjendjen e tij, shkruan Ballkani.info.

“Vetëm Zoti e pengoi të ndodhë e pamendueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të qëndrojmë qëndrueshëm në besimin tonë dhe sfidues përballë të keqes. Dashuria jonë shkon për viktimat e tjera dhe familjet e tyre. Ne lutemi për shërimin e të plagosurit dhe në zemrat tona mbajmë kujtimin e një qytetari tonë të vrarë”, tha Trump.

Ai theksoi se në fund të fundit amerikanët duhet të jenë të bashkuar.

“Në këtë kohë është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë dhe të qëndrojmë të fortë dhe të vendosur dhe të mos lejojmë që e keqja të fitojë. Unë me të vërtetë e dua vendin tonë, ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me ju në Wisconsin gjatë javës së ardhshme”, tha Trump.

Trump ka dërguar edhe një mesazh për qytetarët në rrjetin e tij social mëngjesin e sotëm dhe ka folur për detajet e sulmit.

“Deri më tani nuk dihet asgjë për njeriun që ka qëlluar dhe që tani është i vdekur. Më goditi një plumb që më kaloi në pjesën e sipërme të veshit. E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte. Dëgjova një bilbil, të shtëna dhe u ndjeva menjëherë se ai kaloi nëpër lëkurë. Kishte shumë gjak, kështu që e kuptova se çfarë po ndodhte, “tha Trump. /Ballkani.info/