Presidenti amerikan Donald Trump ripostoi në rrjetin e tij social Truth Social. Ashtu si në postimet e mëparshme, ai kishte diçka për të thënë në lidhje me konfliktin midis Iranit dhe Izraelit, transmeton Ballkani.info.

“Si Izraeli ashtu edhe Irani donin në mënyrë të barabartë të ndalonin luftën,” shkroi ai.

“Ishte nder i madh për mua të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore dhe pastaj të NDALOJA LUFTËN!”, ka shkruar presidenti amerikan. /Ballkani.info/