Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani mund të “shkatërrohet brenda natës”.
Ai shtoi se kjo mund të ndodhë “që nesër në mbrëmje”, ndërsa foli për operacionin e shpëtimit të dy ushtarëve amerikanë që u hodhën nga avioni F-15.
Trump tha gjithashtu se SHBA-të po “përparojnë jashtëzakonisht mirë” në Operacionin Epic Fury.
“Në një nivel që nuk është parë më parë”, tha ai. /Ballkani.info/






