Trump gjatë fushatës zgjedhore: Për marrëveshjen Kosovë-Serbi më kanë dhënë çmimin Nobel

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë tubimit të djeshëm në New Hampshire, ka folur për marrëveshjen e arritur më 4 shtator mes Kosovës e Serbisë, ku mes tjerash tha se për këtë e ka marrë çmimin Nobel, të cilën më pas e përmirësoi duke thënë se vetëm është nominuar.

Mirëpo më pas, ai e përmirëson gabimin duke thënë se me “çmimin Nobel” mendon nominimin për Nobel.

“Me Serbinë e Kosovën ne kemi arritur marrëveshje, dhe më kanë dhënë çmimin Nobel për këtë, më dhanë Nobel edhe për diçka tjetër, duhet të më japin çmim Nobel edhe për atë që kam bërë në Siri. Me atë që them çmimin Nobel e kam kuptimin nominim”, ka thënë Trump gjatë fjalimit.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje ekonomike më 4 shtator në SHBA, në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti Donald Trump. Ku i fundit, me këtë rast i siguroi Kosovës njohjen nga Izraeli.