Trump falënderon Erdoganin për lirimin e pastorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump falënderoi homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, që ndihmoi në lirimin e pastorit Andrew Brunson.

Krahas falënderimit, Trump njoftoi se do të presë pastorin në një takim rreth orës 18:30 (ora shqiptare), në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Do të jetë një kënaqësi të shoh dhe takoj Brunsonin. Ai është një kristian i mrekullueshëm, që u përball me disa situata të vështira kohët e fundit. dëshiroj të falënderoj presidentin Erdogan për ndihmën e dhënë në lirimin e tij”, shkroi Trump në Twitter.

Andrew Brunson është një pastor amerikan që shërbente prej më tepër se 20 vitesh në Turqi, ndërsa ishte arrestuar nga autoritetet, pasi akuzohej si i përfshirë në grushtin e shtetit, të vitit 2015.

Mbajtja e tij në burg dhe më pas në arrest shtëpie, bëri që marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve të tensionoheshin, ndërsa vetëm ditën e djeshme, gjykatat turke vendosën të lënë të lirë pastorin.

Menjëherë pasi fitoi lirinë, Andrew Brunson u kthye në rezidencën e tij në Izmir, ku pasi qëndroi për pak orë, u largua për të udhëtuar drejt vendlindjes së tij, Shteteve të bashkuara të Amerikës.