Trump dështoi, Melania bën deklaratën e parë publike mbi zgjedhjet

Donald Trump u mund nga kandidati demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Mbi këtë fitore të Biden së fundmi ka reaguar dhe Melania Trump nëpërmejt një postimi në Tëitter.

Melania thotë se të gjitha votat duhet të numërohen dhe duhet të mbrojmë demokracinë ne transparencë të plotë.

“Populli Amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë e ligjshëme  jo e paligjshëme  duhet të numërohet. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”- shkruan ajo.

Sipas medias amerikane, Zonja e Parë u është bashkuar të gjithë atyre që i kërkojnë presidentit në ikje të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që ky i fundit ka paralajmëruar nisjen e betejës ligjore.