Trump bën shaka: Të fillojmë një luftë mes Kinës dhe Rusisë duke vendosur flamuj kinezë në avionët tanë

Trump bëri shaka se SHBA duhet të fillojë një luftë midis Pekinit dhe Moskës duke vendosur flamuj kinezë në avionët luftarakë amerikanë për të ‘bombarduar Rusinë’ për të larguar Putinin nga pushtimi i Ukrainës.


Ish-presidenti i amerikan, Donald Trump i sugjeroi ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të maskonte avionin e saj si pronë kineze dhe më pas t’i përdorte ata avionë për të ‘bombarduar Rusinë’ me qëllim që të nxiste një luftë.

Duke folur para një turme donatorësh të pasur në tërheqjen e Komitetit Kombëtar Republikan në Nju Orleans të shtunën mbrëma, ish-presidenti bëri shaka se një mënyrë për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës ishte shpërqendrimi i saj me një konflikt me Kinën.

Ai sugjeroi marrjen e avionëve amerikanë F-22, vendosjen e ‘flamurit kinez mbi to dhe bombardimin e Rusisë’, sipas CBS News.

“Dhe pastaj ne themi, Kina e bëri atë”, shtoi Trump ndërsa turma qeshi.

“Pastaj ata fillojnë të zihen me njëri-tjetrin, dhe ne ulemi dhe shikojmë.”

Ish-presidenti e quajti gjithashtu sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të liderit rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës një ‘krim masiv kundër njerëzimit’ dhe kritikoi aleancën perëndimore të NATO-s duke e quajtur si një ‘tigër prej letre’.

‘Tigri prej letre’ përdoret për të përshkruar diçka që duket kërcënuese, por është dukshëm më e dobët në realitet.

Gjatë kohës së tij në detyrë, Trump kishte përçmuar në mënyrë të përsëritur NATO-n, duke i detyruar ndihmësit të përpiqeshin për ta penguar atë që të tërhiqte SHBA-në nga traktati mbrojtës.