Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në plazhin e Velipojës.

Mësohet se 4 persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Detajet e kësaj ngjarje tejet të rëndë janë ende të paqarta.

Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit../A2

Njoftimi i plotë i policisë:

“Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.