Tronditet Franca: Disa fëmijë theren me thikë në një park
Disa fëmijë janë therur me thikë në një park pranë afër liqenit Annecy, në juglindje të Francës, tha ministri i brendshëm.
Gerald Darmanin konfirmoi se autori ishte arrestuar nga policia, shkruan BBC.
Deputeti francez Antoine Armand e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe tha se autoritetet po e hetojnë rastin.
Kryeministrja franceze, Élisabeth Borne, është nisur për në vendngjarje.
Mediat lokale, BFM TV raportuan se viktimat ishin rreth tre vjeç. /BBC/