Tronditëse: Si në filma horror në pikun e ditës djali ia prenë kokën me sëpatë babait të tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Fushë Kosovë, saktësisht mbrapa një kolegji privat.

Burime  bëjnë të ditur se dyshohet që djali ia ka prerë kokën me sëpatë babait të tij.

Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se një vrasje ka ndodhur rreth orës 16:50.

“Me datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojne nje person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.