Gazetari Çim Peka ka tronditur me shifrat e popullësisë së Shqipërisë.
Gazetari Peka tha se ka informacione se nga 3.7 milionë banorë sa kishte Shqipëria në vitin 2012, tani ka nga 1.5 milionë deri në 1.7 milionë banorë. Kjo është arsyeja pse sipas tij s’po publikohen shifrat e regjistrimit atje.
“Regjistrimi sot në Shqipëri i atyre që janë rezident, 1.5 deri në 1.7 milionë banorë, nga 3.7 në regjistrimin e vitit 2012-të. Tani nuk po bëhen publike pikërisht për këtë shifër”, tha Peka në Pressing.
“Informacion është, maksimumi i atyre që janë deklaruar, nga 3.7 milionë i atyre që ka qenë në 2012 nga regjistrimi i fundit. Mund të ketë një shifër të vogël që e kanë neglizhuar nuk janë regjistruar, por gjithsesi aty shkon”, shtoi ai.







