Tronditëse, në aeroplanin e linjës Shtutgart – Prishtinë rrjedh kerozina. Tmerrohen udhëtarët (FOTO)

Fluturimi i linjës Stutgart-Prishtinë është anuluar pas një defekti që ka pësuar aeroplani në momentet e para të nisje.

Sipas fotografive të publikuara dhe përshkrimit nga Arlind Imeri, shihet se aeroplani ka pasur rrjedhje të kerozinës.

“Aeroplani i ALK Airlines ka anuluar fluturimin Stuttgart – Prishtinë për shkak të rrjedhjës së kerozinës nga krahet e aeroplanit. Sigurisht në këto temperatura të larta ka shkaktuar kaos tek organet e emergjencave te aeroportit. Aeroplani ka qenë duke u nisur për në Prishtinë!”, shkruan Imeri, transmeton Ballkani.info.

Edhe udhëtarët janë shprehur të tmerruar me këtë që kanë parë.

Për Gazetën Express rastin e ka treguar një prej udhëtarëve me inicialet L.S. që gjendej brenda aeroplanit.

Ai thotë se bashkë me disa udhëtarë të tjerë e kishin vërejtur se si qysh në nisje, aeroplani kishte pësuar një defekt, dhe se si po i rridhte diçka nga njëri krah.

L.S thotë se menjëherë kanë njoftuar stjuardesat dhe më pas edhe pilotin e aeroplanit, i cili më shumë vështirësi ka arritur që ta ndalojë aeroplanin pa u ngritur nga pista.

Ai thotë se tashmë gjenden në aeroportin e Stutgartit dhe janë të shqetësuar pasi askush nuk po u jep informacione.

“Jo askush nuk po din asgjë. As nuk po tregojnë asgjë. Edhe kompanitë shqiptare që i kanë shitur biletat nuk po iu intereson shqetësimi i udhëtarëve. Askush nuk po na informon, të gjithë jemi të shqetësuar”, ka thënë L.S.

Ndërkohë në faqen e Aeroportit të Prishtinës figuron që fluturimi i linjës Stutgart-Prishtinë është anuluar.

L.S. ka treguar se bëhet fjalë për udhëtimin VBB3208 të linjës Stutgart-Prishtinë të kompanisë ALK që është planifikuar të niset në orën 12:00. /Ballkani.info/

loading…