Drejtori i Zyrës së Politikës së Tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro iu bashkua qëndrimeve të vazhdueshme të SHBA’ve se Kina keqpërdori pandeminë e koronavirusit, e sipas tij me këtë pandemie u kryen ‘’katër vrasje nga Kina’’.
“Ata krijuan virusin, me siguri në atë … laborator pikërisht atje në Kinë dhe më pas ata e fshehën pas mburojës së Organizatës Botërore të Shëndetit”, filloi Navarro.
‘’Ajo që bënë atë ishte që të lejonin qindra mijëra banorë të Wuhanit, të hipnin në aeroplan dhe të infektonin tërë botën’’, vazhdoi Navarro.
‘’Kjo nënkupton katër vrasje, vrasje ndaj amerikanëve dhe njerëzve në tërë botën.’’
Navarro më vonë iu përgjigj një sondazhi të ri nga Qendra Kërkimore Pew e cila zbuloi se dy të tretat e amerikanëve thonë se kanë një pamje të pafavorshme për Kinën.
“Mbi 90 përqind e amerikanëve e shohin Kinën si një kërcënim të madh, mbi 70 përqind kanë një pamje të pafavorshme për Kinën,” vazhdoi ai.
Navarro shtoi, “Ajo që unë do t’i thosha popullit amerikan është, ju e morët atë në atë sondazh. Ne do të duhet ta mbajmë Kinën përgjegjëse kur të mbarojë kjo”.







