Premierliga

Triumfon Arsenali dhe merr vendin e parë në Premierligë

Arsenali është lideri i ri i Premier Leagues. Ekipi i Mikel Artetas fitoi 2:1 të shtunën ndaj Brentfordit për të kaluar në pozitën e parë, një ditë para se dy rivalët kryesorë për titull, Liverpooli dhe Manchester City, të përballen mes vete.

Declan Rice realizoi i pari në ndeshje në minutën e 19-të. Rezultati u barazua krejt në fund të pjesës së parë. Yoane Wissa shënoi pas një gabimi të portierit Aaron Ramsdale.

Fitoren e rëndësishme për “Topçinjtë” e solli Kai Havertz. Gjermani shënoi me kokë në minutën e 86-të.

Pas 28 xhirosh, Arsenali ka 64 pikë në pozitën e parë. Ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë. Liverpooli është i dyti me 63 pikë, ndërsa City i treti me 62. Dy ekipet takohen të dielën në Anfield.