Dikur e tradhtoi, por, Khloe ia fali.

Mirëpo, basketbollisti Tristan Thompson e ka tradhtuar përsëri nënën e vajzës së tij, tani më shoqen e motrës së, Khloes, shoqen e Kylie Jenner.

“Ndonjëherë Zoti, ta thyen zemrën tënde për të të shpëtuar shpirtin”, shkroi ajo në Instagram duke lënë të kuptohet se ajo dhe i dashuri i saj janë ndarë.

Kylie Jenner është e rebeluar dhe e gjithë familja Kardashian është e tronditur, ndërsa nga ana tjetër 21-vjeçarja mësohet se e ka mohuar lajmin për disa ditë dhe është në mëdyshje sesi duhet ta përballojë situatën.

Kjo veçanërisht edhe për faktin se Jordyn jeton me Kylie-n prej pak kohësh.

Sipas “E!News”, Tristan dhe Jordyn shkuan me një grup miqsh të përbashkët për të ndjekur një shfaqje të Drake dhe burimet thonë se ata qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit dhe flirtonin gjithë kohës.

Burimi tregon se ai i kishte hedhur krahun, ndërsa Jordyn i qëndronte pranë dhe qeshte gjithë kohës me të.

Jordyn më pas qëndroi në shtëpinë ku u organizua festa me të dhe miqtë e tij, deri në orët e para të mëngjesit. Ata ishin ulur në një divan dhe flisnin e përkëdheleshin gjithë kohës.