Trioli në Austri interesohet për Kastriot Selmanin e Llapit

Klubi i elitës së futbollit të Austrisë, Tiroli është i interesuar për futbollistin e Llapit, Kastriot Selmanin.

Lajmin për KOHËN e ka bërë të ditur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Po është e vërtetë. Trioli është i interesuar për Kastriot Selmanin. Jemi duke pritur ofertën zyrtare dhe besoj që Selmani do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Austrisë”, tha Batatina.

Interesimin e klubit austriak e ka konfirmuar edhe futbollisti Kastriot Selmani.

“Trioli ka shprehur interesim për mua. Jemi në pritje të ofertës zyrtare dhe pastaj do të shohim. Unë jam i gatshëm të bëjë një hap të madh në karrierë”, tha Selmani.

21-vjeçari, si lojtar është rritur te Prishtina.