Trifunoviq: Po gënjejmë, grindemi për territore ku nuk duan të jetojnë as serbët, as shqiptarët

Shtrohet pyetja pse Serbia nuk do të pranonte Kosovën edhe nëse përmbushen të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me mundësimin e kthimit të serbëve dhe respektimin e të drejtave, zgjidhjen e çështjes së pronave, pozitën e Kishës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që e është e pamatshme dhe tema të tjera me rëndësi jetike, deklaroi kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG, Sergej Trifunoviq, raporton Beta.

Në një intervistë dhënë të përjavshmes “Vreme”, ai tha se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet me mohime, se nuk dëshiron të gënjejë “njerëzit me të cilët jeton meqë kjo është popullore” dhe ka theksuar se “gënjimi është bërë mënyrë e pranueshme e sjelljes”

“Ne po “thyejmë shpatat” rreth territorit ku gjithnjë e më pak njerëz dëshirojnë të jetojnë, dhe në lidhje me këtë mendoj njësoj si për serbë ashtu edhe për shqiptarë. Këto janë çështjet kryesore dhe kjo duhet të jetë mendimi kryesor i zyrtarëve shtetërorë, që merren ose që do të merren në të ardhmen me çështjen e Kosovës”, është shprehur Trifunoviq, transmeton Koha. Net.

Duke folur për kryetarin e Vetëvendosjes dhe me siguri kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin, Trifunoviq u shpreh se bëhet fjalë për një njeri të arsimuar, parimor dhe të ashpër “i cili vepron si një njeri që nuk mund të blehet, të shantazhohet ose të frikësohet”.

“Nuk mendoj se do të jetë aspak negociator më i përshtatshëm nga ata të përparshmit, por me këtë së paku mund të bisedohet. Me ata që kanë vrarë fëmijë dhe që ua kanë nxjerrë organet serbëve kjo nuk ka qenë e mundur”, është shprehur Trifunoviq.

loading…